Futboll

Askush nuk dëshiron të bëhet kryetar i FSS-së!

03.11.2026 18:21

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka njoftuar (të hënën) ...

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka njoftuar (të hënën) se deri në përfundimin e afatit nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë për president dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv të FSS-së.
 
„Në kuadër të procesit zgjedhor në Federatën e Futbollit të Serbisë, ka përfunduar afati i paraparë për dorëzimin e kandidaturave për president dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv. Deri në përfundimin e afatit të përcaktuar nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë“, thuhet në njoftimin e FSS-së. 
 
Siç bëhet e ditur më tej, shërbimet profesionale të FSS-së janë në komunikim me shërbimet përkatëse të UEFA-s dhe FIFA-s, „me qëllim të sigurimit të funksionimit të Federatës në përputhje me rregulloret në fuqi, deri në krijimin e kushteve për zhvillimin e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet për periudhën e re të mandatit“. 
 
Kuvendi Zgjedhor ishte paraparë të mbahej më 14 nëntor dhe atë në përpjekjen e tretë, pasi në dy raste të mëparshme gjatë verës nuk ishte mbajtur.