Futboll

FIFPro publikon 26 kandidatët për formacionin ideal

03.11.2026 18:40

Shoqata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) ka publikuar listën me 26 futbollistë...

Shoqata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) ka publikuar listën me 26 futbollistë që janë në garë për formacionin ideal të vitit 2026. Listën e kryeson sulmuesi anglez Harry Kane, i cili së fundmi u shpërblye me Topin e Artë. Formacioni ideal për vitin 2026 do të publikohet zyrtarisht më 9 nëntor. Në votim kanë marrë pjesë 19.806 futbollistë nga 75 vende të ndryshme. Formacioni ideal do të përbëhet nga një portier, tre mbrojtës, tre mesfushorë dhe tre sulmues, si dhe një futbollist tjetër, pavarësisht pozitës, i cili ka marrë numrin më të madh të votave dhe nuk është përfshirë në njëmbëdhjetëshen e parë sipas kritereve të mëparshme.
 
Kandidatët për formacionin ideal të vitit 2026:
Portierë: Thibaut Courtois (Real Madrid), Emiliano Martinez (Aston Villa / Chelsea), David Raya (Arsenal).
Mbrojtës: Pau Cubarsi (Barcelona), Marc Cucurella (Real Madrid), Virgil van Dijk (Liverpool), Gabriel (Arsenal), Achraf Hakimi (PSG), Nuno Mendes (PSG), Ëilliam Saliba (Arsenal), Dayot Upamecano (Bayern).
Mesfushorë: Jude Bellingham (Real Madrid), Bruno Fernandes (Manchester United), Enzo Fernandez (Chelsea / Manchester City), Pedri (Barcelona), Declan Rice (Arsenal), Rodri (Manchester City / Barcelona), Vitinha (PSG).
Sulmues: Erling Haaland (Manchester City), Harry Kane (Bayern), Khvicha Kvaratskhelia (PSG), Kylian Mbappe (Real Madrid), Lionel Messi (Inter Miami), Michael Olise (Bayern), Cristiano Ronaldo (Al Nassr), Lamine Yamal (Barcelona).