Ushtria izraelite shkaktoi goditje mbi Rripin e Gazës në kundërpërgjigje të sulmit raketor palestinez
24.06.2015 10:20
Aeroplanë gjuetar izraelit shkaktuan goditje mbi Rripin e Gazës, disa orë pasi atje u gjuajt raketë mbi Izraelin jugor, pa shkaktuar viktima dhe dëme, njoftoi armata në një komunikatë...

"Në kundërpërgjigje të sulmit, forcat izraelite për mbrojtje e sulmuan vendin ku u gjuajt raketa mbi Izraelin. Caku u shkatërrua" shton armata izraelite.
Raketa palestineze ra në një zonë të pabanuar në afërsi të Jad Mordehaj, kibuc në afërsi të kufirit mes Izraelit dhe Rripin e Gazës, thekson ushtria izraelite.
