Maqedoni

MF: Qeveria miratoi propozim-ribalancin e buxhetit

04.11.2026 11:20

Qeveria miratoi propozimin e ribalancit të plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, në të cilin janë përfshirë disa rialokime....

Qeveria miratoi propozimin e ribalancit të plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, në të cilin janë përfshirë disa rialokime. Propozimi i plotësuar miratohet pas përfundimit të shqyrtimit në Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe do t’i dorëzohet sërish Kuvendit për miratim në seancë plenare.  
 
Me ribalancin e plotësuar janë bërë rialokime të mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë, me qëllim të harmonizimit të realizimit me vlerat e planifikuara deri në fund të vitit dhe kryerjes së pagesave prioritare. Me ndryshimet e propozuara, të ardhurat e përgjithshme buxhetore projektohen në nivel prej 374.2 miliardë denarësh, që është për rreth 5.3 miliardë denarësh më pak krahasuar me projeksionet paraprake. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore shënuan rënie për vlerën e njëjtë dhe planifikohen në nivel prej 420.5 miliardë denarësh. Deficiti buxhetor mbetet në nivel prej 46.3 miliardë denarësh, përkatësisht 3.9% të PBB-së. Projeksioni për rritjen ekonomike me ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2026 është 4.3%.
 
Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Buxhetit për vitin 2026 kanë për qëllim harmonizimin me kushtet e reja ekonomike, realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë vitit, si dhe dinamikën reale të realizimit të shpenzimeve.