Botë

Kina: Zgjedhjet në SHBA janë çështje e brendshme, të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin

04.11.2026 12:26

Kina ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Kina ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas zgjedhjeve të mesmandatit, në të cilat, sipas raportimeve, demokratët kanë siguruar kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit.
 
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, ka deklaruar se Pekini i konsideron zgjedhjet amerikane një çështje të brendshme të SHBA-së dhe se mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.
 
“Zgjedhjet e mesmandatit janë një çështje e brendshme e Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar Mao Ning.
 
Ajo ka theksuar se Kina është e gatshme të vazhdojë punën me Uashingtonin për zbatimin e marrëveshjeve dhe mirëkuptimeve të arritura mes udhëheqësve të dy vendeve.
 
“Kina është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në, të forcojë komunikimin, të menaxhojë në mënyrë të duhur dallimet dhe të zgjerojë bashkëpunimin, me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive dhe strategjikisht të qëndrueshme”, ka theksuar zëdhënësja.
 
Sipas saj, marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të zhvillohen mbi parimet e respektit të ndërsjellë, drejtësisë dhe reciprocitetit.