Maqedoni

Azeski: Përparësi kompanive vendore në prokurime

04.11.2026 14:57

Azeski paralajmëroi disa iniciativa ligjore me synim përmirësimin e klimës ekonomike dhe mbështetjen e kompanive vendore...

Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, paralajmëroi disa iniciativa ligjore me synim përmirësimin e klimës ekonomike dhe mbështetjen e kompanive vendore. Në fokus do të jenë ndryshimet në Ligjin për Prokurimet Publike, Ligjin për Statistikën, si dhe rregullimi i çështjeve që lidhen me pronësinë dhe Holdingun. 
 
“Do të angazhohemi për miratimin e një ligji për prokurimet publike, me të cilin e thënë publikisht, përparësi do t’u jepet kompanive vendore. Gjithashtu, do të nisim një iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Statistikën, me qëllim përmirësimin e mekanizmave dhe dispozitave ndëshkuese për verifikimin e të dhënave të nevojshme për hartimin e politikave ekonomike. Do të angazhohemi edhe për ligje që kanë të bëjnë me pronësinë, të cilat kanë mbetur të papërfunduara, si dhe për Ligjin për Holdingun. Në periudhën e ardhshme në diskutim do të jetë edhe neni 218 i Ligjit për Përmbarim.”, - deklaroi kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.
 
REXHEP QAMILI