Maqedonia sonte nis kualifikimet për Evropianin 2028

04.11.2026 14:59

Përfaqësuesja A e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, sonte në orën 19:00 (transmetim direkt ne TVM1 dhe 2)...

Përfaqësuesja A e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, sonte në orën 19:00 (transmetim direkt ne TVM1 dhe 2), në palestrën sportive “Boris Trajkovski”, do të përballet me Luksemburgun, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2028. “Kuqeverdhët” hyjnë në këtë përballje si favoritë absolutë. Synimi është një fitore bindëse që në ndeshjen hapëse, për të siguruar dy pikët e para në këtë cikël eliminator. 
 
Përzgjedhësi i Maqedonisë, Kiril Lazarov, vlerëson se skuadra e tij tashmë ka përvojë të madhe dhe pret që lojtarët ta dëshmojnë atë në këtë përballje. 
 
“Ne tashmë kemi shumë përvojë pas vetes. Pres që të jemi në nivelin e duhur gjatë gjithë ndeshjes, por nga lojtarët do të kërkoj kujdes, sepse Luksemburgu nuk është kundërshtar për t'u nënvlerësuar.”, ka thënë Llazarov. 
 
Përveç Luksemburgut, Maqedonia në kuadër të këtij grupi kualifikues do të përballet edhe me Greqinë në transfertë dhe me Slloveninë.