Kampionët Evropian vendosin rekord të ri
04.11.2026 15:02
Kampioni aktual i Evropës, Paris Saint-Germain, shkatërroi Villarrealin me rezultatin 6:0 në stadiumin “El Madrigal”, duke regjistruar fitoren e katërt....

Kampioni aktual i Evropës, Paris Saint-Germain, shkatërroi Villarrealin me rezultatin 6:0 në stadiumin “El Madrigal”, duke regjistruar fitoren e katërt. PSG e nisi në mënyrë fantastike takimin, duke shënuar katër gola në 17 minutat e para, më saktësisht në vetëm 16 minuta e dy sekonda, duke vendosur rekord në Ligën e Kampionëve.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Real Madridi, i cili në nëntor të vitit 2011 kishte shënuar katër gola brenda 20 minutave kundër Dinamos së Zagrebit. Ajo ndeshje përfundoi me rezultatin 6:2.
