Yamal shkruan historinë në Ligën e Kampionëve
04.11.2026 15:03
Lamine Yamal ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve

Lamine Yamal ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve, duke u bërë futbollisti më i ri me numrin më të madh të golave të shënuar në këtë kompeticion dhe duke lënë pas Kylian Mbappen. Ylli i Barcelonës realizoi në fitoren 3:0 ndaj Aston Villas. Me këtë gol, 19-vjeçari e çoi në 14 numrin e golave të shënuar në Ligën e Kampionëve para se të mbushte 20 vjet. Në këtë mënyrë, ai kaloi Kylian Mbappen, i cili kishte realizuar 13 gola në këtë kompeticion në moshë të re, duke luajtur për Monacon dhe Paris Saint-Germainin.
Ky është një tjetër sukses individual për talentin spanjoll, i cili në muajin tetor ishte bërë lojtari më i ri që arrinte shifrën e 25 kontributeve në gola në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dhe asistuar në përballjen ndaj Galatasarayt.
