Neuer ia kalon Messit dhe Müllerit!

04.11.2026 15:04

Portieri gjerman Manuel Neuer ka regjistruar paraqitjen e tij të 164-t në Ligën e Kampionëve...

Portieri gjerman Manuel Neuer ka regjistruar paraqitjen e tij të 164-t në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen kundër Atletico Madridit, duke lënë pas Lionel Messin dhe Thomas Müllerin, të cilët kanë nga 163 paraqitje në këtë kompeticion. Për portierin 40-vjeçar të Bayern Munichut, në renditjen historike tashmë ndodhen vetëm Cristiano Ronaldo me 183 paraqitje dhe Iker Casillas me 177.
 
Me këtë arritje, Neuer është bërë gjithashtu futbollisti gjerman me më së shumti paraqitje në historinë e Ligës së Kampionëve. Me fanellën e Bayernit, Neuer ka fituar dy herë trofeun e Ligës së Kampionëve, në vitet 2013 dhe 2020. Rekordin e përgjithshëm të paraqitjeve në këtë kompeticion vazhdon ta mbajë Cristiano Ronaldo me 183 ndeshje.