Asani shënon në Ligën e Kampionëve të Azisë
04.11.2026 15:05
Liga e Kampionëve të Azisë duket se është kompeticioni i preferuar i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Jasir Asani....

Liga e Kampionëve të Azisë duket se është kompeticioni i preferuar i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Jasir Asani. Futbollisti 31-vjeçar nga Shkupi ishte sërish protagonist me skuadrën iraniane Esteghlal, duke shënuar golin e fitores në minutat shtesë të përballjes ndaj Shamalit.
Me këtë fitore minimale 1:0, Esteghlali ngjitet në vendin e dytë në grupin perëndimor, me nëntë pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara në fazën e ligës. Për sulmuesin nga Batinca e Shkupit, ky ishte goli i tretë sezonal në Ligën e Kampionëve të Azisë, në katër ndeshje të zhvilluara.
