Maqedoni
Shëndetësi, Klekovski paralajmëron investime dhe digjitalizim
04.11.2026 15:10
Ministria e Shëndetësisë po përgatit një ligj të ri për barnat në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë...

Ministria e Shëndetësisë po përgatit një ligj të ri për barnat në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, i cili parasheh raportimin me kohë të mungesës së terapive, plane rezervë për sigurimin e tyre dhe masa më të ashpra kundër falsifikimit. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se prioritetet e ardhshme të sektorit shëndetësor do të jenë përmirësimi i radiodiagnostikës, onkologjisë, Qendrës Klinike “Nënë Tereza” dhe riorganizimi i kujdesit shëndetësor afatgjatë. Ai theksoi se digjitalizimi është thelbësor për rritjen e produktivitetit dhe se po finalizohet strategjia për investime në këtë drejtim.
“Kam veçuar disa zona që mendoj se kemi arritur mjaft në periudhën e kaluar për ilaçet, si dhe në qasjen për ilaçe, ndihmën e shpejtë, si dhe kuadri shëndetësor. Ajo që duhet më shumë të bëjmë është radiodiagnostika, onkologjia, Qendra Klinike “Nënë Tereza” dhe rishqyrtimi për konceptim për kujdes shëndetësor afatgjatë. Digjitalizimi është pyetje që i prek të gjitha këto tema, sepse pa digjitalizim nuk ka rritje të produktivitetit në sektorin e shëndetësisë, prandaj jemi në fazën e përfundimit në strategjinë me të cilën do të ndahen mjete lidhur me digjitalizimin dhe punë nëpër spitale dhe në çështje tjera.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Sipas ministrit Klekovski, do të përcaktohen procedura për raportimin e mungesave dhe sigurimin e terapisë zëvendësuese, si dhe do të thjeshtohen regjistrimi dhe monitorimi i konsumit të barnave.
VLORA LATIFI TOPOJANI
