Kamikazi 12 vjeçar vret 10 persona
Një sulmues vetëvrasës i cili besohet të jetë rreth 12 vjeç, bëri një shpërthim në një treg të Nigerisë, ku vrau veten dhe 10 persona të tjerë, ndërsa 30 të tjerë janë të lënduar...

Bombarduesi shpërtheu eksplozivët e tij, mes tregtarëve dhe konsumatorëve në një treg javor, në fshatin Wagir.
Ky vend është sulmuar vazhdimisht nga militantët e Boko Haram. Edhe pse askush nuk po jep përgjegjësi për sulmin, Boko Haram dyshohet që ka bërë këtë sulm, shkruan CNN.
Një ditë më parë një vajzë 17 vjeçare vrau 20 persona në një sulm vetëvrasës, në një stacion autobusi.
Presidenti Muhammadu Buhari ka bërë Boko Haram-in prioritet të tij prejse e ka marrë detyrën më 29 maj.
Buhari iu tha nigerianëve se vendi është keq ekonomikisht. "Unë kam trashëguar një çantë të zbrazët nga qeveria e mëparshme" tha ai.
