Vazhdojnë protestat masive në Armeni
24.06.2015 10:40
Mijëra njerëz kanë protestuar të martën në mbrëmje në Jerevan të Armenisë, kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike...

Mbi 7,000 njerëz janë mbledhur në Sheshin e Lirisë, edhe pse policia, më herët, ka shpërndarë me topa uji një tubim të ngjashëm dhe ka arrestuar rreth 200 protestues.
Protestuesit kundërshtojnë vendimin për të rritur çmimin e rrymës për familjet për 16 për qind, nisur nga data 1 gusht.
Rrjeti i energjisë elektrike në Armeni është në pronësi të një kompanie ruse, e cila thotë se rritja e çmimit është e nevojshme për shkak se monedha kombëtare ka humbur në vlerë.(rel)
