Maqedoni

Kompanitë dhe institucionet nën lupën e përgjegjësisë për ndotjen e ajrit

05.11.2026 12:19

Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë sot organizon një tryezë të rrumbullakët kushtuar përgjegjësisë...

Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë sot organizon një tryezë të rrumbullakët kushtuar përgjegjësisë së kompanive dhe institucioneve në përballjen me ndotjen e ajrit në Shkup.
 
Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të sektorit të biznesit, institucioneve, pushtetit lokal, ekspertë dhe organizata të konsumatorëve, me qëllim shqyrtimin e masave konkrete për uljen e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.
 
Gjithashtu, do të prezantohen rezultatet e hulumtimit mbi qëndrimet e konsumatorëve, komunikimin me kompanitë dhe udhëzuesi për qytetarët për ajër të pastër.