Hendboll

Hendboll – “EURO 2028”: Maqedonia i nisi me fitore kualifikimet

05.11.2026 11:39

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll e mposhti bindshëm Luksemburgun me rezultat 41:23...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll e mposhti bindshëm Luksemburgun me rezultat 41:23, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2028, i cili do të organizohet në Spanjë, Portugali dhe Zvicër.
 
Hendbollistët tanë patën kontroll të plotë gjatë gjithë ndeshjes, duke dëshmuar epërsi të dukshme ndaj përfaqësueses së Luksemburgut. Te skuadra fituese u dalluan Petkovski, Nikolla Kosteски dhe Serafimov, me nga pesë gola të shënuar, ndërsa portieri Tomovski regjistroi 12 pritje.
 
Përzgjedhësi Lazarov u dha mundësi të gjithë lojtarëve të aktivizoheshin, duke ruajtur energjitë për përballjen e parë të vërtetë dhe shumë më të vështirë kundër Greqisë. Maqedonia në xhiron e dytë, të dielën, do të jetë mysafire e Greqisë, e cila sot do të përballet me favoritin kryesor të grupit, Suedinë.