Futboll
Liga e Kampionëve: Muriqi ia siguron Fenerbahçes një fitore të madhe
05.11.2026 11:53
Vedat Muriqi shënoi golin e fitores kundër Liverpoolit...

Vedat Muriqi shënoi golin e fitores kundër Liverpoolit, duke regjistruar një arritje të veçantë në karrierën e tij. Për këtë sukses ka shkruar edhe UEFA.
“Me 32 vjet e 194 ditë, Vedat Muriqi është bërë golashënuesi i dytë më i moshuar i Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve, pas Pierre van Hooijdonkut”, ka njoftuar UEFA.
Van Hooijdonku e mban këtë rekord falë golit të shënuar kundër Sparta Pragës në vitin 2004, kur ishte 34 vjeç e 291 ditë.
Me këtë fitore, Fenerbahçe ka grumbulluar pesë pikë dhe renditet në pozitën e 19-të. Liverpooli, me nëntë pikë, mban vendin e tetë.
Pas katër ndeshjeve, renditjen e Ligës së Kampionëve e kryesojnë kampioni aktual PSG dhe Real Madridi, me nga 12 pikë. Sllovan Bratislava është skuadra e vetme që pas katër xhirove ende nuk ka arritur të fitojë pikë.
