Maqedoni

Gjashtë institucione me një sistem kundër krimit dhe korrupsionit

05.11.2026 12:36

Gjashtë institucione shtetërore do të nënshkruajnë sot një Memorandum Bashkëpunimi...

Gjashtë institucione shtetërore do të nënshkruajnë sot një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim përmirësimin e koordinimit dhe shkëmbimit të të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
 
Memorandumi është pjesë e projektit LERMS, i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili parasheh krijimin e një platforme të përbashkët digjitale për shkëmbimin e sigurt të të dhënave dhe ndjekjen e lëndëve gjatë gjithë procesit penal-juridik.
 
Dokumentin do ta nënshkruajnë Prokuroria Publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Doganave, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e Inteligjencës Financiare dhe Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar.