Sportet E Tjera
Gjimnastikë: Fituesja e medaljes së bronztë olimpike suspendohet për dy vjet
05.11.2026 12:49
Gjimnastja rumune Ana Maria Barbosu (20), fituese e medaljes së bronztë në ushtrimin në dysheme...
Gjimnastja rumune Ana Maria Barbosu (20), fituese e medaljes së bronztë në ushtrimin në dysheme në Lojërat Olimpike në Paris, është suspenduar për dy vjet për shkak të shkeljeve lidhur me deklarimin e vendndodhjes së saj.
Barbosu u suspendua pasi kishte bërë tri lëshime në raportimin e vendndodhjes, duke shkelur kështu rregullat kundër dopingut. Këtë e bëri të ditur të mërkurën Departamenti Antidoping i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS ADD).
Nga CAS ADD sqaruan se rezultatet garuese të Barbosut, të arritura nga dhjetori i vitit 2025, nuk do të anulohen. Agjencia Ndërkombëtare e Testimit (ITA), e cila administron programin antidoping të Federatës Botërore të Gjimnastikës, deklaroi se e njeh dhe e pranon vendimin.
Për gjimnasten 20-vjeçare, pezullimi llogaritet nga 5 maji, kur kishte filluar suspendimi i saj i përkohshëm. Kjo do të thotë se ajo mund t'u rikthehet garave në maj të vitit 2028, rreth dy muaj para fillimit të Lojërave Olimpike në Los Angeles.
