Botë

Pas humbjes së Kongresit, Vance fajëson luftën me Iranin, Trump: Do ta bëja sërish

05.11.2026 12:53

Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar ekuilibrin...

Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar ekuilibrin e pushtetit në Uashington. 
 
Partia Demokratike ka fituar kontrollin si të Dhomës së Përfaqësuesve, ashtu edhe të Senatit.
 
Vetëm një ditë pas votimit, në qendër të debatit është vendosur lufta me Iranin, e cila vazhdon që nga fundi i shkurtit. Nënpresidenti JD Vance deklaroi të mërkurën, në një postim të gjatë në rrjetin X, se republikanët humbën për shkak të luftës.
 
"Arsyeja pse humbëm është lufta.", shkroi Vance.
 
Ai shtoi se shumë votues që në vitin 2024 kishin votuar për Trump-in, këtë herë votuan për demokratët. Ndërkohë, presidenti Donald Trump, tha se vlerësimi i Vance-it është "kryesisht i vërtetë".
 
Megjithatë, ai e mbrojti sërish vendimin për të sulmuar Iranin.
 
"Nuk mund ta lejosh Iranin të ketë armë bërthamore.", tha Trump-i.
 
Ai shtoi se, sipas tij, lufta ia vlente dhe se do ta merrte të njëjtin vendim edhe sot.
 
Trump-i gjithashtu deklaroi se republikanët do të kishin fituar nëse ai do të ishte në fletëvotim, duke iu referuar turmave të mëdha të njerëzve në tubimet e tij.