Maqedoni
Tragjedia në diskotekën “Puls”, rreth 70 të lënduar filluan trajtimin me laser
05.11.2026 15:15
Rreth 70 të lënduar në tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan...

Rreth 70 të lënduar në tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan kanë filluar tashmë trajtimet me laser, informoi drejtoresha e spitalit të Koçanit. Paralelisht, vazhdon fizioterapia, të cilën po e ndjekin rreth 70 të lënduar. Pas përfundimit të verës, pritet të fillojnë trajtimet me laser me dioksid karboni, të cilat kryhen me anestezi.
“Ndërhyrjet janë në bazë vullnetare. Disa nga të lënduarit nuk duan t'u nënshtrohen të gjitha ndërhyrjeve të propozuara, sepse janë të kënaqur me pamjen e tyre, ndërsa të tjerët vazhdojnë me trajtimet. Fizioterapia kryhet kryesisht në Koçan. Mjekët atje ndihmohen nga kolegët e Spitalit “8 Shtatori” dhe Klinikës së Fizioterapisë.”, - deklaroi drejtoresha e Spitalit në Koçan, Katerina Mircovska.
Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë u takua me ekspertë dhe ekipe mjekësore nga Izraeli, të cilët ishin ndër të parët që mbërritën në vend pas tragjedisë, ata po shqyrtojnë rrjedhën e trajtimit deri më tani dhe po vlerësojnë hapat e ardhshëm në trajtimin e të lënduarve.
“Të lënduarit patjetër duhet të jenë të njoftuar me opsionet më të mira, t’i kuptojnë ato dhe t’i bëjnë ato. Mua më gëzon ajo që edhe pacientët nga Budapesti dhe Beogradi janë kyçur në udhëheqjen e tyre të trajtimit lokal të sëmundjes. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me përcjellje dhe shumë shpejt do të bisedojmë për të lënduarit më sëmundje më të rëndë. Të lënduarit dëshirojnë të trajtohen në vendin tonë për shkak të vështirësisë së gjuhës në vende të jashtme. Ne do të mundohemi që ta organizojmë trajtimin e pacientëve në vend.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Dy pacientë të tjerë të lënduar në tragjedinë po trajtohen aktualisht në Klinikën për Kirurgji Plastike në Shkup.
VLORA LATIFI TOPOJANI
