Raporti i Progresit për RMV-në, Rokas: Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht

05.11.2026 16:04

Kryeministri Hirstijan Mickoski zyrtarisht pranon Raportin e Progresit të KE-së për RMV-në...

Kryeministri Hirstijan Mickoski zyrtarisht pranon Raportin e Progresit të KE-së për RMV-në nga euroambasadori, Mihalis Rokas. Edhe shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Rokas, theksoi se zhbllokimi i procesit eurointegrues është në duart e Kuvendit, respektivisht në ndryshimet kushtetuese, duke shprehur gatishmërinë e BE-së për hapjen e negociatave në momentin që vendi mbaron obligimin e vitit 2022.
 
Shtoi se BE-ja mbështet integrimin e vendit, ndërsa zgjerimi mbetet prioritet. Theksoi se reformat në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten kushtet tjera ku duhet të shënohet progres.
 
“Ndryshimet kushtetuese të dakorduara nga viti 2022 ende nuk janë mbaruar. Këto obligime i ka zotuar shteti. Bashkimi Evropian është e gatshme që të mbarojë me hapjen e negociatave në minutën kur të bëhen ndryshimet. Ftojmë të gjitha palët politike që të punojnë në mënyrë aktive dhe të përparojnë drejt integrimit në BE, që kërkon gjithsesi hapa nacionalë me dialog të theksuar dhe bashkëpunim mes aktorëve politikë dhe shoqërisë. Nuk ka arsye për të pritur që të bëhen këto reforma prej të cilave qytetarët kanë beneficione.”, - deklaroi euroambasadori, Mihalis Rokas. 
 
Mickoski: S’ka asnjë vlerësim për regres
 
Ndërkohë, kryeministri Mickoski e cilëson raportin më të mirë nga viti i kaluar. Sipas tij, nuk ka asnjë vlerësim për regres, ndërsa Qeveria me seriozitet ndjek edhe vërejtjet. Kontestin me Bullgarinë si pengesë në eurointegrime e quan të imponuar dhe në të njëjtën kohë kërkon që në këtë proces BE-ja të vlerësojë, sipas rezultateve të sistemit meritor.
 
“Mbetet hapur çështja e ndryshimeve kushtetuese. Pozicioni ynë edhe më tej është se integrimet evropiane duhet patjetër të bazohen në baza të qarta, proces të parashikueshëm dhe besim të ndërsjellë. Shteti ynë e ka patjetër t’i implementojë reformat. Procesi evropian ka nevojë për konsistencë dhe parashikueshmëri. Dua të përcjell një mesazh më të gjerë politik. Qëllimi ynë për anëtarësim të plotë në BE mbetet i pandryshuar. Kontesti me fqinjin tonë lindor dhe imponimi i kontestit bilateral, Qeveria e kaluar pranoi të hyjë në kriteret e përgjithshme për anëtarësim, që gjithsesi paraqet hendikep në zhvillimin e kontesteve integruese. Ne nuk kemi mungesë të reformave, por kushte të mbetura politike.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
Një ditë më parë edhe eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos, përpara anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së, për Maqedoninë e Veriut çështje kyçe mbeten ndryshimet kushtetuese, ndërkaq raportuesi për Maqedoninë e Veriut në PE kërkon angazhim më të madh diplomatik të KE-së në kontestin Shkup-Sofje.
 
Në raportin e progresit është përmendur edhe fakti se KE-ja ka vëzhguar edhe kërkesën studentore për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në shqip. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU