USHT-ja sot përuron revisten "MIRDITA"

24.06.2015 11:00

Në organizim të Universitetit Shtetëror të Tetovës, sot do të bëhet përurimi i revistës kulturore “MIRDITA”...

Në organizim të Universitetit Shtetëror të Tetovës, sot do të bëhet përurimi i revistës kulturore “MIRDITA”, me ç’rast, për kontributet dhënë revistës në fjalë, mysafirët nga Mirdita – personalitete të shquara të artit e të kulturës shqiptare, do të ndajnë çmimin vjetor “YJET E ARBËRIT”.

Aktiviteti do të zhvillohet në sallën e Fakultetit të Arteve (Pallati i kulturës – Tetovë), me fillim në orën 13:30.