Futboll

Renditja e UEFA-s/ Anglia para të gjithëve, Maqedonia e 36-ta

06.11.2026 12:44

Anglia udhëheq futbollin evropian! Renditja e fundit e UEFA-s...

Anglia udhëheq futbollin evropian! Renditja e fundit e UEFA-s për koeficientët e vendeve e pozicionon në vendin e parë, përpara Portugalisë, Belgjikës dhe Gjermanisë.
 
Por, si qëndrojnë vendet tona në këtë klasifikim? Shqipëria Shqipëria  falë paraqitjeve të Egnatias, që ka dy barazime në Ligën e Konferencës, pozicionohet në vendin e 28-të me 3.000 pikë, Kosova në vendin e 36-të me 2.375 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet e 46-ta me 1.833 pikë.
 
Një diferencë prej 18 pozitash mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa Kosova gjendet në mes të tyre.
 
Në krye të renditjes, Anglia numëron 9.166 pikë, e ndjekur nga Portugalia me 8.900, Belgjika me 8.400 dhe Gjermania me 8.285 pikë. Për  Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën edhe në sezonin tjetër 2027/28, objektivi mbetet përmirësimi i rezultateve të klubeve në garat evropiane dhe ngjitja në renditjen e UEFA-s.
 
Klasifikimi i përditësuar i UEFA-s
1.Anglia 9166 pikë (9/9)
2.Portugalia 8900 (5/5)
3.Belgjika 8400 (5/5)
4.Gjermania 8285 (7/7)
5.Turqia 7900 (4/5)
6.Spanja 7875 (8/8)
7.Holanda 7666 (6/6)
8.Italia 7500 (7/7)
9.Norvegjia 7400 (4/5)
10.Franca 7214 (7/7)
28. Shqipëria 3.000 (1/4)
36. Kosova     2.375 (4)
36. Maqedonia 1.833 (3)