Futboll

Egnatia pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës

06.11.2026 13:35

Egnatia e Rrogozhinës e ka pësuar humbjen e parë në Ligën e Konferencës...

Pas barazimeve 1:1 me skuadrat daneze, Midtjylland dhe Aarhus, Egnatia u mposht të enjten mbrëma në ndeshjen e xhiros së tretë në udhëtim te Universitatea Craiova, 2:0.
 
Skuadra rumune golat e fitores i shënoi në pjesën e parë, Alexandru Cicaldau dhe Nicusor Bancu, ishin shënues të golave të fitores.Universitatea Craiova i ka shtatë pikë pas tri ndeshjeve, pesë më shumë se Egnatia.