Futboll

Alioski shënon në fitoren e Luganos

06.11.2026 13:52

Lugano, me tre futbollistë shqiptarë në formacion...

Lugano, me tre futbollistë shqiptarë në formacion, e mposhti bindshëm me rezultat 3:0 skuadrën lituaneze Kauno Zhalgiris, në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Konferencës. Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Alioski shënoi një gol të bukur.
 
Tre golat e kësaj fitore skuadra zviceriane I shënoi në pjesën e parë. Kështu Lugano, vazhdoi paraqitjen e shkëlqyeshme  në Evropë, ku ka tri fitore në tri ndeshje. Për Luganon luajtën edhe dy futbollist shqiptar: Uran Bislimi dhe Albian Ajeti. Këta u zëvendësuan në minutën e 70-të.