Eurodeputetët francezë: BE të ndërpresë bisedimet me Serbinë
24.06.2015 11:53
Deputetët e Fronti Kombëtar të Marine Le Penit kanë paraqitur propozim-rezolutën për ndërprerjen e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE...

Eurodeputetët francezë nga partia e djathtë “Fronti Nacional”, e drejtuar nga Martin lë Pen, i kanë dorëzuar Parlamentit Evropian një propozim-rezolutë me të cilën u kërkohet institucioneve të Bashkimit Evropian ndërprerja e menjëhershme e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE. Ndër arsyet përmendet edhe Kosova.
Partia e djathë “Fronti Nacional” i Martin lë Penit, projekt-rezolutën për ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve midis BE-së dhe Serbisë për anëtarësimin e kësaj të fundit në BE, e ka bërë përmes grupit të ri parlamentar të themeluar në Parlamentin Evropian, i cili ka 36 deputetë.
Në tekstin e projekt-rezolutës thuhet se: “duke pasur parasysh mospajtimet e thella midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë lidhur me statusin e Kosovës, pastaj mospajtimeve ekzistuese lidhur me rregulloret për çështjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe dallimet lidhur me marrëdhëniet diplomatike dhe interesat gjeostrategjike të Serbisë me Rusinë, u propozohet institucioneve të BE-së të ndërprejnë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE”.
Në projekt-rezolutë konstatohet gjithashtu se me pranimin e Serbisë në BE do të rrezikohen raportet me shtetet të cilat dikur ishin pjesë e ish Jugosllavisë.
Siç njofton gazeta “Danas”, projekt-rezoluta i është dorëzuar presidentit të Parlamentit Evropian, Marin Shulc, ndërsa nga ai kërkohet që ky dokument t’i dorëzohet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së. Sipas gazetës serbe “Danas”, me tekstin e projekt-rezolutës janë njoftuar edhe ministrat e Qeverisë së Serbisë dhe deputetët e Kuvendit të Serbisë.
