Maqedoni

Shoqata Pediatrike “PEDIARES”, mungon terapia kundër anafilaksisë

06.11.2026 17:00

Shoqata Pediatrike Respiratore "PEDIARES", në bashkëpunim me Akademinë Evropiane...

Shoqata Pediatrike Respiratore "PEDIARES", në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike, takimin e nëntorit 2026 ia  kushtuan alergjisë ushqimore dhe anafilaksisë në praktikën pediatrike.
 
Në takim u theksua rëndësia e njohjes në kohë të alergjisë ushqimore, e trajtimit të përshtatshëm dhe parandalimit të alergjisë ushqimore dhe anafilaksisë tek fëmijët, si dhe avancimi i standardeve moderne në kujdesin shëndetësor pediatrik.
 
Sipas autoriteteve shëndetësore në vend, në Maqedoninë e Veriut nuk ka autoinjektor të adrenalinës kundër anafilaksisë, prandaj pacientët detyrohen ta blejnë në vendet tjera.
 
“Është me rëndësi të madhe, jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit që kanë alergji, këtë injeksion ta kenë në xhepin e tyre që ta aplikojnë në trupin e tyre kur ndjejnë reaksione alergjike, mungesë të frymëmarrjes apo alivanosje. Prandaj realizuam këtë takim me përfaqësues të ndryshëm që të bëjmë fushatë për anafilaksinë, jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Evropën, që ta zvogëlojmë këtë alergji si në ushqim, insekte apo kudo qoftë.”, - deklaroi mjekja, Tatjana Jaqoska.
 
“Rekomandimet janë se duhet të ketë një protokoll të unifikuar për të gjitha vendet në Evropë se si të veprohet me fëmijët që do të kenë çfarëdo lloj alergjie në ushqim në institucionet parashkollore dhe shkollore. Kjo d.m.th. të kenë protokolle të shkruara që do të njohin një reaksion alergjik tek një fëmijë, si simptomat e lehta, të rënda dhe të njohin shok anafilaktik, sepse është në rrezik jeta e fëmijës me pasoja fatale, nëse nuk i jepet në kohë terapia adekuate dhe kjo është autoinjektori i adrenalinës apo ndryshe si stilolaps epipen.”, - theksoi mjekja, Mirjana Popovska.
 
Në takim është pjesëmarrës edhe kryetari i akademisë evropiane të alergologjisë dhe imunologjisë, si dhe një numër i konsiderueshëm shoqatash, të cilat diskutuan për zbatimin e rekomandimeve moderne në praktikën e përditshme pediatrike. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI