Maqedoni
Niset grupi i parë i fëmijëve për pushim falas në Strugë
24.06.2015 12:01
Grupi i parë i fëmijëve të familjeve me rrezik social sot shkuan në pushim veror falas në Strugë...

Në kuadër të projektit të Qeverisë, të cilin e relizon nga viti 2012, sivjet do të shkojnë në pushim veror falas. Që pushimi të kalojë sa më mirë do të kujdesen vullnetarë të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë.
"Vazhdojmë me realizimin e projektit. Sot e dërgojmë grupin e parë prej njëqind fëmijëve nga Shkupi dhe Kumanova. Çdo shtatë ditë deri në fund të gushtit do të realizohet ky projekt me çka do të përfshihen 2.000 fëmijë shtesë", deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, i cili e dërgoi grupin e parë të fëmijëve në pushim falas.
Ai shtoi se projekti është falas për pushim veror dhe dimëror për fëmijët e familjeve me rrezik social realizohet nga viti 2012 dhe deri më tani këtë përfitim e kanë shfrytëzuar 9.000 familje me rrezik social, ndërsa bashkë me këtë vit do ta shfrytëzojnë 11.000 fëmijë.
Me projektin në pushim veror dërgohen 2.000 fëmijë, ndërsa në pushim dimëror 1.000 fëmijë. Për realizimin e projektit janë siguruar mjete prej Buxhetit në lartësi prej 12 milionë denarë për pushimin veror 8 milionë, ndërsa për atë dimëror 4 milionë denarë.
Ministri Spasov paralajmëroi se edhe krahas përfitimeve të cilat Qeveria i realizon për pranuesit e asistencës sociale dhe ndihmës së përhershme në të holla si rritje e vazhdueshme e mbështetjes me të holla të grupeve të prekshme të qytetarëve do të vazhdojnë edhe me një sërë projektesh të këtilla, pasi që, siç tha, u ndihmojmë atyre të cilët janë në gjendje të rëndë dhe të cilët ndoshta nuk kanë mjete të mjaftueshme që t'i dërgojnë fëmijët e tyre në pushim.
Suzana Tuneva Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq theksoi se sivjet janë involvuar 55 vullnetarë nga 10 organizata komunale të cilët do të kujdesen që të bëjnë pushim të mirë i cili fëmijëve do t'u mbetet në kujtesë./mia
