Raporti i progresit, panel qeveritar, Nupnau: Hapja e negociatave shpejton
06.11.2026 17:05
Eurointegrimi i vendit përshpejtohet në momentin që krijohen kushtet...

Eurointegrimi i vendit përshpejtohet në momentin që krijohen kushtet e domosdoshme për fillimin e negociatave për grup-kapitujt e parë.
Me këtë përparohet edhe në fusha të tjera, si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe fusha tjera në kuadër të agjendës reformues, tha zëvendësambasadori i BE-së, Ben Nupnau, në panelin qeveritar kushtuar raportit të progresit për vendin. Nënvizoi arritjen në digjitalizim, arsim dhe disa sfera tjera.
“Jemi të sigurt se pasi që të bëhen kushtet për hapjen e negociatave dhe klasterit të parë, do të mund të realizojmë përparim të shpejtë në grup-kapitujt e ndryshëm, duke filluar nga sundimi i ligjit. Për kohë të shkurtër presim hapërime, sidomos në luftën kundër korrupsionit, miratimin e Kodit Penal në harmoni me legjislaturën evropiane dhe standardet evropiane dhe duam të shohim rezultate të përmirësuara të rasteve korruptive të nivelit të lartë.”, - deklaroi zëvendëseurambasadori, Ben Nupnau.
Reformat, Mucunski: Integrimi kërkon konsensus nacional
Ministri Mucunski me qëndrim se në këtë proces nevojitet konsensus nacional për pengesat aspiruese. Në raport me Bullgarinë thotë se duhet besim i ndërsjellë.
“Duhet konsensus nacional rreth procesit eurointegrues dhe kjo përfshin disa çështje mes të cilave është edhe çështja me Bullgarinë. Kjo është çështje e rëndësishme, por jo element i vetëm, sepse, edhe nëse gjejmë zgjidhje që do të ishte e pranueshme edhe për me Bullgarinë, nëse nuk i bëjmë këto reforma, përsëri do të jemi në të njëjtin pozicion. Fillimisht t’i bëjmë reformat, sepse na duhen neve si shoqëri, dhe gjithashtu racionalisht të punojmë, të krijojmë besim me Bullgarinë fqinje dhe nëse ka interes nga pala tjetër, të gjejmë një zgjidhje që do t’i përmirësonte marrëdhëniet bilaterale dhe do të linte hapësirë që ne të kemi të ardhme të përbashkët. Por, për këtë duhet dëshirë nga të dyja palët.”, - theksoi ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.
Ndërsa ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, e pranishme, tha se dikasteri i saj do të vazhdojë me implementimin e planit aksional.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
