Profesoresha Alili Sulejmani: Mospërputhja e pagave po i shtyn të rinjtë të kërkojnë punë jashtë vendit

06.11.2026 20:36

Duke folur për problematikat e tregut të punës, ajo shpjegoi se teoria e kërkimit dhe përputhjes së aftësive identifikon dy probleme kryesore: mospërputhjen e aftësive të punëtorëve me profilet që kërkojnë punëdhënësit dhe mospërputhjen e pagave.

Mospërputhja e pagave në tregun e punës është një nga arsyet kryesore që i shtyn të rinjtë të largohen nga Maqedonia e Veriut dhe të kërkojnë punësim në vendet evropiane. Kështu ka deklaruar profesoresha Liza Alili Sulejmani në emisionin “Biznes Plus” në TVM2.

Duke folur për problematikat e tregut të punës, ajo shpjegoi se teoria e kërkimit dhe përputhjes së aftësive identifikon dy probleme kryesore: mospërputhjen e aftësive të punëtorëve me profilet që kërkojnë punëdhënësit dhe mospërputhjen e pagave.

Sipas saj, problemi i dytë është veçanërisht shqetësues, pasi edhe kur ekzistojnë vende të lira pune dhe persona që kërkojnë punësim, dallimi mes pagave të ofruara dhe pritshmërive të punëtorëve krijon vështirësi në tregun e punës.

Alili Sulejmani theksoi se shumë të rinj zgjedhin të largohen nga vendi, pasi për të njëjtën punë në një shtet evropian apo më gjerë mund të përfitojnë pagë dyfish ose trefish më të lartë sesa ajo që do të merrnin në Maqedoninë e Veriut.

Ajo vlerësoi se kjo mospërputhje e pagave ndikon drejtpërdrejt në vendimin e të rinjve për të kërkuar mundësi më të mira punësimi jashtë vendit.