Botë
Hungaria pezullon rregulloren e BE-së për azil
24.06.2015 12:09
Hungaria ka pezulluar një rregullore që lejon vendet e Bashkimit Evropian të kthejnë azilkërkuesit në vendet që kanë hyrë fillimisht...

Qeveria hungareze e ka marrë këtë vendim të martën, duke thënë se vendi është i mbingarkuar me emigrantë të paligjshëm.
Zyrtarët thonë se mbi 60 mijë njerëz kanë hyrë ilegalisht në Hungari këtë vit. Komisioni Evropian ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Budapesti për këtë hap.
Rregullorja e Dublinit thotë se përgjegjësia për shqyrtimin e kërkesave të azilantëve qëndron te vendi i parë i BE-së, ku hyjnë emigrantët. Nëse emigranti udhëton në një vend të dytë të BE-së, ai mund të dërgohet te vendi fillestar.
