Maqedoni

Andonovski: Evropa vlerëson progresin digjital të Maqedonisë

07.11.2026 14:47

Edhe 20 institucione të tjera do të lidhen me sistemin qendror për menaxhimin elektronik të dokumenteve dhe arkivat elektronike në tre muajt e ardhshëm...

Edhe 20 institucione të tjera do të lidhen me sistemin qendror për menaxhimin elektronik të dokumenteve dhe arkivat elektronike në tre muajt e ardhshëm, njoftoi Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, në konferencën kushtuar Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026. Sipas tij qëllimi është që çështjet administrative të përpunohen në mënyrë elektronike gjatë gjithë procedurës, nga marrja deri te nënshkrimi dhe arkivimi. Andonovski po ashtu theksoi Se Komisioni Evropian vëren "përparim të mirë" në transformimin digjital dhe mediumet në Maqedoninë e Veriut, dhe në Raportin e Progresit të vitit 2026 ai gjithashtu rrit nivelin e përgatitjes së vendit në këtë fushë.
 
“Komisioni Europian konstatoi  përparim të mirë në Kapitullin 10 Transformimi Digjital dhe Mediumet. Niveli i gatishmërisë së vendit në këtë fushë është ngritur për herë të parë nga mesatar në një nivel midis gatishmërisë mesatare dhe të mirë. Ky është një rezultat i rëndësishëm për vendin tonë sepse nga viti 2021,2022,2023 kishim një vlerësim me përparim të kufizuar. Në vitin 2025 kishim progres të caktuar që në vitin 2026 të kemi progres të mirë.”, u shpreh Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski.
 
Sipas të dhënave nga raporti deri në fund të gushtit, 338 shërbime ishin të disponueshme në portalin kombëtar, përfshirë ato pjesërisht elektronike. 
 
“Digjitalizimi duhet të zvogëlojë kohën që qytetarët kalojnë në sportele, udhëtimin në komuna të tjera dhe kostot shtesë për procedurat administrative. Institucionet duhet të shkëmbejnë të dhëna, jo dokumente të qytetarëve.”, theksoi Andonovski.
 
Andonovski theksoi se sipas shifrave, vëllimi mujor i transaksioneve në platformën për shkëmbimin e të dhënave midis institucioneve u rrit nga 700,000 në vitin 2024 në 1.4 milion në vitin 2025 dhe në 5.2 milion në vitin 2026.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI