Maqedoni

Protestë, pakënaqësi për statusin e ushtarëvë

07.11.2026 16:39

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë dhe Trupi Koordinues i Pjesëtarëve të Pensionuar të Armatës...

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë dhe Trupi Koordinues i Pjesëtarëve të Pensionuar të Armatës, protestuan para Qeverisë si rezultat i pakënaqësisë shumëvjeçare për shkak të injorimit dhe moszgjidhjes së problemeve me të cilat përballen pjesëtarët e Armatës nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes. Ish-ushtarët profesionistë kanë vërejtje ndaj dallimeve të mëdha në pagesën e kompensimit për largim nga puna, pas ndryshimeve ligjore. Ata kërkojnë trajtim të barabartë për të gjithë ushtarët e pensionuar, pa dallim se kur kanë dalë në pension. Ndër kërkesat kryesore të tyre ishin zgjidhja ligjore dhe e përhershme e statusit të ushtarëve profesionistë. Kërkuan edhe rritjen e pagave.
 
“Pagat e ulëta dhe mosrritja e pagave të pjesëtarëve të Armatës janë një tjetër arsye për pakënaqësinë e madhe. Paga më e ulët e një ushtari profesionist është 29 mijë e 700 denarë.”, u shpreh kryetari i Sindikatës të Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, Aleksandar Naskovski.
 
“Shteti i fshin të gjithë ata që kanë 40 vjet stazh pune. Disa prej tyre kanë stazh të pastër, pa beneficione. Bëhet fjalë për pjesëtarët e njësive rajonale, të cilët punojnë dhe qëndrojnë në terren edhe më gjatë se ne.”, u shpreh Vidan Kiprijanovski nga Trupi Koordinues i Pjesëtarëve të Pensionuar të Armatës.
 
Organizatorët presin që institucionet të tregojnë gatishmëri për dialog dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete për kërkesat e tyre. Në të kundërtën, paralajmërojnë radikalizim të protestave edhe në qytete të tjera. Ndërkohë, nga Ministria e Mbrojtjes, sqarojnë se kërkesat për pagesën retroaktive të kompensimeve më të larta për largim nga puna, pas ndryshimeve ligjore, janë në kundërshtim me ligjin.
 
FLORIJE KAMBERI