Botë

Turqia thotë se 6 migrantë janë mbytur në ujërat greke

24.06.2015 12:35

Autoritetet turke në qytetin e Izmirit thonë se 6 migrantë janë mbytur në ujërat afër ishullit Kos në Greqi...

Qeverisja në Izmir ka thënë sot se gjashtë anije të rojes bregdetare dhe një helikopter janë përfshirë në operacionin e shpëtimit të migrantëve, anija e të cilëve u fundos, raporton AP.
 
Roja bregdetare e Turqisë thotë se ka shpëtuar 70 migrantë, ku në mesin e të shpëtuarve ishte edhe një vajzë 5 vjeçare.
 
Mijëra migrantë nga e gjithë Azia dhe Afrika, përmes ujërave të Greqisë dhe Turqisë po tentojnë që të mbërrijnë në Evropë./evropaelire