Ramadani: Bizneset duhet të investojnë te të rinjtë që në moshë të hershme

07.11.2026 20:14

 

Bizneset duhet t’i mbështesin të rinjtë që në moshë të hershme, duke u krijuar mundësi për zhvillim profesional, vlerëson kryetari i Unionit të Shkollave të Mesme në Tetovë, Ardian Ramadani.

 

Bizneset duhet t’i mbështesin të rinjtë që në moshë të hershme, duke u krijuar mundësi për zhvillim profesional, vlerëson kryetari i Unionit të Shkollave të Mesme në Tetovë, Ardian Ramadani.

Në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, Ramadani theksoi se investimi te të rinjtë do të sillte përfitime si për bizneset, ashtu edhe për vetë të rinjtë.
 
Sipas tij, kjo qasje do t’u mundësonte bizneseve të përgatisnin kuadro që u përgjigjen nevojave të tyre, ndërsa të rinjve do t’u jepte hapësirë për të dëshmuar potencialin dhe aftësitë e tyre.