67% e studentëve ndihen të përgatitur për tregun e punës, vetëm 23% e punëdhënësve ndajnë këtë vlerësim, thotë Kasami

07.11.2026 20:31

Në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, Pranvera Kasami tha se 67% e studentëve besojnë se universitetet i përgatisin për tregun e punës, duke u ofruar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme. Ndërkohë, vetëm 23% e punëdhënësve vlerësojnë se universitetet i përgatisin mirë të rinjtë për kërkesat e këtij tregu.

 
Hulumtimi i realizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike nxjerr në pah një dallim të konsiderueshëm mes perceptimit të studentëve dhe vlerësimit të punëdhënësve për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.
 
Në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, Pranvera Kasami tha se 67% e studentëve besojnë se universitetet i përgatisin për tregun e punës, duke u ofruar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme. Ndërkohë, vetëm 23% e punëdhënësve vlerësojnë se universitetet i përgatisin mirë të rinjtë për kërkesat e këtij tregu.
 
Ky dallim prej 44 pikësh përqindjeje evidenton një hendek mes mënyrës se si studentët e vlerësojnë përgatitjen e tyre dhe pritjeve të punëdhënësve. Gjetjet nënvizojnë nevojën për bashkëpunim më të ngushtë mes universiteteve dhe sektorit të biznesit, me qëllim përafrimin e përgatitjes akademike me nevojat e tregut të punës.