Parashikimi i motit
Mot i ndryshueshëm me vranësira, nga pasditja reshje lokale shiu...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të herëpashershme me diell. Gjatë pasdites dhe natës, në pjesët perëndimore të Maqedonisë së Veriut do të ketë kushte për reshje lokale shiu, ndërsa në malet më të larta mund të ketë reshje të dobëta bore.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 6 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 9 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup, gjatë paradites do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura do të lëvizë nga minimalja -1 deri në maksimalen 15 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet mot i ndryshueshëm me vranësira. Të hënën do të ketë mjegull në orët e mëngjesit dhe mundësi për reshje të dobëta lokale shiu, me temperatura nga 5 deri në 10 gradë. Të martën moti do të jetë kryesisht i thatë, me vranësira të ndryshueshme dhe temperatura nga 7 deri në 12 gradë, ndërsa të mërkurën do të vazhdojë moti me vranësira të herëpashershme dhe mundësi për reshje të pakta shiu, me temperatura nga 8 deri në 13 gradë Celsius.
