Maqedoni
Shkup, protestë kundër femicidit, heshtjes institucionale
08.11.2026 16:23
Një numër i madh i qytetarëve iu përgjigjen thirrjes për protestë të organizuar nga iniciativa joformale “Asnjë më shumë!"...

Një numër i madh i qytetarëve iu përgjigjen thirrjes për protestë të organizuar nga iniciativa joformale “Asnjë më shumë!" pas rastit të fundit të femicidit në Bogdanci, ku 17-vjeçarja Biljana Kiriq u vra nga partneri i saj. Sipas organizatorëve, ky rast dëshmoi sërish mosveprimin institucional, mungesën e profesionalizmit, reagimet e vonuara dhe mungesën e mbrojtjes për gratë dhe vajzat në vend. Protestuesit kërkuan përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë pasur detyrimin t’i mbrojnë viktimat. Thirrja përfshin edhe shkarkimin e bartësve të funksioneve publike dhe drejtuese që e justifikojnë ose e normalizojnë dhunën ndaj grave.
“Sot kërkojmë katër gjëra. E para hetim të plotë dhe transparent për vrasjen e Biljanës dhe veprim të secilit institucion konkret. Për të gjitha dështimet kërkojmë emra, përgjegjësi dhe sanksione. Së dyti, kërkojmë paraqitjen dhe miratimin urgjent të ndryshimeve ligjore për mbrojtjen nga dhuna. Së treti, riktheni gjininë dhe barazinë gjinore në ligje, programe dhe në arsim, prej nga i keni fshirë. Nuk mund të luftojmë kundër dhunës me bazë gjinore, nëse politikisht minojmë vetë bazën për njohjen e saj. Së katërti, shkarkoni nga funksionet publike ata që bëjnë thirrje për kontroll mbi gratë, justifikojnë dhunën ose normalizojnë nënshtrimin e tyre.”, deklaroi aktivistja Elena Petrova.
“Mendoj se është qesharake të mos jemi këtu pas gjithë asaj që ndodhi. Në Sërbi në afatin e njëjtë u zgjuan në revolucion dhe e ftuan. Ne bukfalisht flejmë.”, u shpreh një protestuese.
“Definitivisht duhet që sistemi të vijë në vendin e vet.”, tha një protestues.
“Unë erdha këtu të jap mbështetje për motrat që në mënyrë sistematike janë të shtypura nga shoqëria patrialkale.”, theksoi një protestuese.
Protestuesit kanë kërkuar miratimin urgjent të ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje.
FLORIJE KAMBERI
