Botë
42 persona e humbën jetën në një sulm të Boko Haramit
24.06.2015 13:30
Të paktën 42 persona janë vrarë sot në një sulm të ekstremistëve të Boko Haramit në shtetin nigerian Borno...

Të paktën 42 persona janë vrarë sot në një sulm të ekstremistëve të Boko Haramit në shtetin nigerian Borno, në pjesën veriperëndimore të vendit, një ditë pasi një vajzë 12-vjeçare e ka aktivizuar mjetin shpërthyes dhe vrau të paktën dhjetë dhe plagosi edhe 30 persona.
"Kemi marrë raporte për sulmet për të cilat ekziston dyshimi se i kanë kryer sulmues të armatosur të Boko Haramit në dy fshatra në të cilat janë evidentuar 42 raste të vdekjes", deklaroi një përfaqësues anonim i autoriteteve të qytetit Biu në Borno.
Sulmi është kryer në mbi dy fshatra në qarqet Biu dhe Havul në Nigerinë Verilindore rreth 180 kilometra në jug të kryeqendrës lokale Majduguri./mia
