Botë
Egjipt, katër të vdekur dhe mbi 90 të plagosur nga përplasja e dy trenave
08.11.2026 17:14
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 90 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë hekurudhor në Egjipt...

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 90 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë hekurudhor në Egjipt, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin.
Ministria egjiptiane e Shëndetësisë ka konfirmuar bilancin paraprak të viktimave dhe të plagosurve, ndërsa si pasojë e përplasjes, disa vagonë kanë dalë nga shinat.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e shpëtimit, të cilat po punojnë për t'u ardhur në ndihmë personave të lënduar.
Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në zonën e aksidentit, ndërsa shkaqet e përplasjes së dy trenave ende nuk janë bërë të ditura.
