Arnaudova: Prokurorët dhe gjykatësit ndjehen të kërcënuar
Deklarata të caktuara paraqesin kërcënime të hapura ndaj gjykatësve dhe prokurorëve publik për rastet e terrorizmit...

Me këtë nuk është rrezikuar vetëm jeta e gjykatësve dhe prokurorëve, por thyhen edhe parimet tjera të standardeve evropiane, siç është prezumimi i pafajësisë dhe prejudikimi i vendimit përfundimtar, tha drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, Aneta Arnaudova, sipas së cilës, gjykatësit dhe prokurorët kanë rol kyç në luftën kundër terrorizmit dhe në krijimin e sistemit të fortë juridik penal të bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Shumë është e rëndësishme që gjykatësit dhe prokurorët publik, siç rekomandojnë dokumentet ndërkombëtare, t’i procesojnë këto lëndë në atmosferë jo të nxehtë, gjegjësisht duhet të përmbahen edhe politikanët, mediat, sektori joqeveritarë dhe Bashkësia Ndërkombëtare nga komente të pabaza dhe të paarsyeshme mbi këto proces dhe mbi gjykatësit, jashtë kritikës legjitime, atë që e parashohin standardet e GJND-së, pasi që jemi dëshmitarë se deklarata të caktuara shkaktojnë atmosferë të drejtimit të kërcënimeve të hapura ndaj gjykatësve dhe prokurorëve publik të këtyre rasteve, gjë që është shumë e rrezikshme”- deklaroi drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, Aneta Arnaudova.
Seminari i lartpërmendur me ekspertë nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e BE-së, Europol dhe Stejt Departamenti, kanë për qëllim që përmes përvojave t’u ndihmojë gjykatësve dhe prokurorëve të vendit në procesimin e lëndëve të terrorizmit.
“Lufta kundër terrorizmit thërret në bashkëpunim të nivelit të lartë mes shteteve, me qëllim t’i përgjigjet kësaj sfide. Lufta kundër terrorizmit gjithashtu duhet të bazohet edhe në respektimin e të drejtave të njeriut dhe kjo baraspeshë është vështirë të arrihet” - tha Mariane Berez nga OSBE.
Sipas dokumenteve ndërkombëtare, për këto procese nuk duhet formuar gjykata të posaçme apo të jashtëzakonshme, por ato duhet drejtuar sipas parimeve themelore të legjislaturës penale. (Florije Kamberi, TVM2)
