Liga e Kombeve, përfaqësuesja mblidhet për dy ndeshjet e fundit
09.11.2026 14:05
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, ka nisur sot grumbullimin në Shkup në prag të dy ndeshjeve të fundit në grupin B1 të Ligës së Kombeve...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, ka nisur sot grumbullimin në Shkup në prag të dy ndeshjeve të fundit në grupin B1 të Ligës së Kombeve. Kuqeverdhët më 13 nëntor i pret një sfidë e vështirë në stadiumin „Hampden Park“ kundër Skocisë, ndërsa tri ditë më vonë, më 16 nëntor, do ta përmbyllin aventurën në grupin B1 me ndeshjen në shtëpi kundër Sllovenisë. Përzgjedhësi Goce Sedlloski për këto dy përballje ka ftuar 26 futbollistë.
Në përbërjen e përfaqësueses rikthehen Darko Çurlinov, Imran Fetai, Stefan Despotovski dhe Nikola Serafimov. Grumbullimi i sotëm shënon fillimin e përgatitjeve për dy sfidat e fundit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Pas katër xhirove në grupin 1 të Ligës B, kryeson Zvicra me 12 pikë, e ndjekur nga Sllovenia me shtatë, Skocia me katër, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet e fundit pa pikë.
