Berisha - Shqipëria e ka fatin në duart e veta

09.11.2026 14:44

Dy takimet e Ligës së Kombeve, kundër Finlandës më 12 nëntor dhe Bjellorusisë më 15 nëntor...

Dy takimet e Ligës së Kombeve, kundër Finlandës më 12 nëntor dhe Bjellorusisë më 15 nëntor, ishin në qendër të konferencës së sotme për shtyp në “Shtëpinë e Futbollit”. Përpara gazetarëve dolën portieri Berat Gjimshiti dhe mesfushori Julian Shehu.  Sipas Berishës, Shqipëria e ka fatin në duart e veta dhe mbështetja e tifozëve do të jetë vendimtare.
 
“Nuk është revansh, secila ndeshje ka historinë e vet. Për ne është shumë e rëndësishme që t'i kemi tifozët afër”, u shpreh Berisha.
 
 Ai u rikthye edhe tek episodi i kartonit në ndeshjen e parë në Finlandë, duke pranuar se ai moment ndryshoi rrjedhën e takimit dhe e vështirësoi situatën për kuqezinjtë. 
 
“Gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen prapa. Ishte një moment ku ndryshoi rrjedha e lojës. Nëse ai moment do të kalohej, ndeshja ishte nën kontrollin tonë”, shpjegoi portieri. 
 
Në vigjilje të dy takimeve foli sot në konferencën për shtyp edhe  Julian Shehu, i cili me ardhjen e Maran në stolin e kombëtares ka parë që t’i ulen minutat e aktivizimit në fushë. 
 
“Në këtë pikë nuk mund të flas gjatë pasi zgjedhjet e trajnerit nuk komentohen. Unë e respektoj dhe them se do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që do të aktivizohem”, tha Julian Shehu.