Maqedoni
Dezinfektim i trenave të cilët bëjnë transportimin e emigrantëve
24.06.2015 14:45
Në Kumanovë tashmë nuk vërehen kolonat e emigrantëve të Vendeve të Lindjes së Afërt dhe të Afrikës së Veriut...

Gjatë javës së kaluar, me sjelljen e ndryshimeve të Ligjit për azil, ekipet e Qendrës së Kumanovës për shëndet publik, informuan se bëjnë dezinfektimin e kompozimeve të cilat i transportojnë emigrantët.
Nga qendra për shëndet publik informojnë se kanë marrë informacion nga ministria resore e cila është në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve si dhe MPB-në koordinohen midis tyre për gjendjen me emigrantët të cilët udhëtojnë nga VK Bogorodica drejt VK Tabanoc për transport hekurudhor.
"Dezinfektimi bëhet çdo ditë në kompozitat të cilat deri më tani arrijnë njëherë në ditë në stacionin në Kumanovë dhe në VK Tabanoc. Ata ditëve të para kanë qenë në pjesë më të vogël, por dje dhe pardje ata janë kompozitë e plotë, me ç'rast kjo kompozitë një herë në ditë gjatë orëve të mbrëmjes, dezinfektohet që të përgatitet për përdorim ditën e ardhshme", deklaroi doktor Marjan Denkovski, specialist i mjekësisë sociale të Qendrës për shëndet publik Kumanovë.
Në xhaminë e Kumanovës tashmë nuk ka emigrantë. Në hapësirat e xhamisë ku kanë qëndruar emigrantët është bërë dezinfektimi.
"Tashmë nuk ka emigrantë në xhami kërkuam dezinfektim i cili është bërë", deklaroi Sadulla Abdullai, referent i çështjeve islamike në Myfteninë e BFI Kumanovë./mia
