Ndryshimet në Ligjin për Prokurime Publike, janë dorëzuar 2.158 amendamente

09.11.2026 16:37

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Prokurimeve Publike...

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Prokurimeve Publike parashihet që nesër të jetë para deputetëve në seancë plenare.

Gjithsej 2.158 amendamente janë dorëzuar për ndryshimet në Ligjin e Prokurimeve Publike, të cilat presidentja Gordana Siljanovska Davkova refuzoi t’i dekretojë për shkak të një dispozite të kontestueshme.

Shumica parlamentare ka propozuar fshirjen e nenit 13, ndërsa pjesa më e madhe e amendamenteve të tjera janë dorëzuar nga LSDM-ja opozitare. Presidentja kundërshtoi dispozitën që do të mundësonte rizgjedhjen pa kufizim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Ankesa në Prokurimet Publike.

Sipas saj, një zgjidhje e tillë rrezikon përqendrimin e pushtetit dhe ndikimin mbi vendimmarrjen për shpenzimin e fondeve publike.

Propozim-ndryshimi në ligj parasheh vetëm një deklaratë për mungesë konflikti interesi të nënshkruar nga personi përgjegjës, në rastin e prokurimit me vlerë të ulët përmes tregut elektronik për prokurim me vlerë të ulët.