Aksion policor në Shkup, 5 të arrestuar për drogë

09.11.2026 17:15

Pesë persona, përfshirë një 16-vjeçar...

Pesë persona, përfshirë një 16-vjeçar, janë arrestuar gjatë kontrolleve policore të zhvilluara dje dhe sot në disa lokacione të Shkupit.  

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të ndaluarit janë: personat me iniciale H.J. (33), M.J. (19) dhe N.U. (43), të gjithë nga Shkupi, një 16-vjeçar nga fshati Vizbeg dhe personi me iniciale S.P. 38 vjeç nga Komuna e Sarajit. Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe substanca të dyshuara narkotike në formë pluhuri.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresat përkatëse.