Maqedoni
VLEN-i i përgjigjet Hoxhës: Pyet Ahmetin për formulimin e 20%
09.11.2026 17:34
VLEN-i i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të BDI-së, Arjanit Hoxha...

VLEN-i i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të BDI-së, Arjanit Hoxha, pas deklaratës së tij se gjuha shqipe është hequr nga Instituti i Shëndetit Publik, duke rikthyer në vëmendje disa çështje nga periudha e qeverisjes së BDI-së.
“Nënkryetari i pestë i BDI-së, para se të kërkojë llogari për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, bën mirë ta pyesë kryetarin e tij për disa çështje. Së pari, për deklaratën e Gëzim Ostrenit, një nga figurat kryesore të 2001-shit, se Ali Ahmeti kishte pranuar që gjuha shqipe të mos përmendej me emër në Kushtetutë, por të mbetej me formulimin e turpshëm të 20 përqindëshit. Së dyti, pse nuk i hodhën poshtë iniciativat para Gjykatës Kushtetuese nga viti 2019 deri në vitin 2024, kur, përmes Sali Muratit, atëherë kryetar i Gjykatës Kushtetuese e tani deputet i tyre, kishin fuqinë ta bënin këtë?”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
