Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran font katër shqiptar nga Maqedonia

10.11.2026 12:40

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve të UEFA-s...

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve të UEFA-s, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ditë më parë publikoi listën me 27 futbollistët për këto dy përballje të rëndësishme të muajit nëntor. Risia e vetme në këtë listë është mbrojtësi i Dinamo City, Ysni Ismaili, i cili merr për herë të parë ftesën për t’u bashkuar me Kombëtaren shqiptare. Pikërisht ftesa e bërë për manastirasin 24 vjeçar, bëri bujë në mediat shqiptare por edhe ato të vendit. Trajneri Maran, në listën e tij për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve të UEFA-së, përpos Ismailit, ka edhe tre futbollist të tjerë shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, Feta Feta nga Shkupi, Taulant Seferi dhe Naser Aliji nga Kumanova.
 
Gjat ditës së sotme, kuqezinjtë kanë vijuar përgatitjet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke intensifikuar punën në prag të dy ndeshjeve të fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve të UEFA-së. Ndeshjen e parafundit në edicionin e pestë të këtyre garave kombëtarja e luan  kundër Finlandës, më 12 nëntor.
 
Kombëtarja synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv në Grupin C1, ku aktualisht renditet në vendin e parë me 9 pikë pas katër ndeshjeve të para.