WTA Finale, Sabalenka dhe Andreeva fitojnë ndeshjet e para
10.11.2026 12:42
Arina Sabalenka dhe Mirra Andreeva e nisën me fitore turneun përmbyllës të sezonit në Indian Wells....

Arina Sabalenka dhe Mirra Andreeva e nisën me fitore turneun përmbyllës të sezonit në Indian Wells. Tenistja e dytë në renditjen botërore, Arina Sabalenka, në ndeshjen e parë të Grupit 2 në WTA Finals, mposhti çekën Karolina Muchova me rezultatin 7-6 (2), 7-5.
Muchova pati dy mundësi për ta mbyllur me sukses setin e parë, pasi shërbeu dy herë për fitimin e tij, por nuk arriti ta bëjë këtë. Më pas, ajo humbi për herë të parë këtë vit edhe një taj-break. Kjo është pjesëmarrja e gjashtë radhazi e Sabalenkës në turneun përmbyllës të sezonit, një seri që nuk është arritur që nga koha e Agnieszka Radëanskës, e cila mori pjesë gjashtë herë radhazi në periudhën 2011-2016.
Edhe tenistja ruse Mirra Andreeva, e treta në renditjen botërore, e nisi me sukses garën në Indian Ëells. Ajo mposhti ukrainasen Elina Svitolina, numrin gjashtë të botës, me rezultatin bindës 6-4, 6-0. Andreeva e siguroi fitoren pas një ore e 11 minutash lojë. Ajo i mori katër herë shërbimin kundërshtares, ndërsa Svitolina nuk arriti të realizonte asnjë brejk.
